Ekonomia Online
FUNDIT

13 qytetarë të Kosovës janë ende në Izrael, nuk kanë shprehur interesim për evakuim

13 qytetarë të Kosovës janë ende në Izrael, nuk kanë shprehur interesim për evakuim

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka bërë të ditur se aktualisht 13 qytetarë të Kosovës ndodhen ende në territorin e Izraelit, por deri tani nuk kanë shprehur interesim për evakuim, pavarësisht përkeqësimit të situatës së sigurisë. Kjo ministri në një njoftim në Facebook njoftoi se në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në […]

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka bërë të ditur se aktualisht 13 qytetarë të Kosovës ndodhen ende në territorin e Izraelit, por deri tani nuk kanë shprehur interesim për evakuim, pavarësisht përkeqësimit të situatës së sigurisë.

Kjo ministri në një njoftim në Facebook njoftoi se në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Izrael, ka përmbyllur me sukses evakuimin e disa qytetarëve të Kosovës që ndodheshin atje në ditët e para të përshkallëzimit të krizës me Iranin. Evakuimi është bërë përmes Jordanisë dhe Egjiptit, me ndihmën e autoriteteve izraelite dhe mbështetjen e ambasadave të Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Egjiptit.

MPJD-ja shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e ofruar gjatë këtij procesi dhe bëri të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët e mbetur në Izrael.

“Një shtetase e Kosovës, që ndodhet në trajtim mjekësor në spitalin “Soroka” në qytetin Be’er Sheva – ku së fundmi është raportuar për një sulm – fatmirësisht nuk ishte e pranishme gjatë incidentit dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore”, vijon tutje njoftimi.

Ambasada e Kosovës në Izrael po punon gjithashtu për evakuimin e një qytetari tjetër, i cili është në proces të largimit përmes Egjiptit.

Në fund, Ministria i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ndodhen ende në Izrael të tregojnë kujdes maksimal, të qëndrojnë në zona të sigurta dhe të ndjekin udhëzimet e Komandës së Mbrojtjes së Brendshme të Izraelit, të cilat mund të gjenden të përditësuara në gjuhën angleze në linkun: https://www.oref.org.il/eng

Për ndihmë apo informacion, qytetarët mund të kontaktojnë Ambasadën e Kosovës në Izrael në:

📱 +972 (0) 586 340 450

📧 [email protected]

Të ngjashme