14 persona arrestohen në Serbi për mashtrime dhjetëra milionëshe me kriptovaluta

Prishtinë | 13 Jan 2023 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Agjencia ndërkufitare e Bashkimit Evropian për luftimin e krimit të organizuar, Eurojust, ka arrestuar 14 persona në Serbi dhe një në Gjermani, nën dyshimet se kanë mashtruar viktimat me dhjetëra miliona euro, përmes kripotve. Të arrestuarit operonin në Bullgari, Qipro dhe Serbi.

“Rrjeti operoi në mënyrë profesionale për të ngritur qendra telefonike, të cilat mashtruan viktima të shumta në Gjermani, Zvicër, Austri, Australi dhe Kanada për të paktën dhjetëra miliona euro”, tha Eurojust.

Gjatë operacionit u intervistuan më shumë se 250 persona dhe u sekuestruan mbi 150 kompjuterë, pajisje të ndryshme elektronike dhe kopje rezervë të të dhënave, tre makina, dy apartamente luksoze dhe 1 milion dollarë kriptovaluta, si dhe 50,000 euro para të gatshme.

Operacioni përfshinte tërheqjen e investitorëve të mundshëm në internet, kontaktimin e tyre me telefon dhe joshjen e tyre për të bërë investime të vogla, të cilat sollën përfitime fillestare. Viktimat më pas inkurajoheshin të investonin më shumë para, të cilat më pas i humbën.

Kriminelët drejtonin qendrat e thirrjeve nga Serbia, duke përdorur infrastrukturën teknologjike në Bullgari dhe pastronin të ardhurat në Qipro.

Mashtrimet e investimeve që përfshijnë kriptomat janë shpesh të njohura me rrjetet kriminale pasi ato mund të synojnë viktimat që kërkojnë të bëjnë përfitime të konsiderueshme financiare afatshkurtra, raporton Coindeks, transmeton Klankosova.tv.

Në dhjetor, autoritetet në Itali dhe Shqipëri shkatërruan një mashtrim të dyshuar investimi në kripto, i cili vlerësohej të kishte fituar 15 milionë euro në këtë mënyrë.

Të ngjashme