142 lindje brenda një jave në Gjinekologjinë e QKUK-së

Prishtinë | 29 Sht 2026 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjatë periudhës 21–27 shtator 2026, janë realizuar gjithsej 142 lindje, sipas raportit javor të QKUK-së.

Nga 142 lindjet e regjistruara, 83 kanë qenë lindje natyrale, ndërsa 59 lindje janë kryer me prerje cezariane.

Sipas të dhënave të publikuara, në këtë periudhë kanë lindur 79 meshkuj dhe 70 femra.

Raporti tregon gjithashtu se gjatë javës janë regjistruar 7 lindje të binjakëve, ndërsa nuk është shënuar asnjë lindje e trinjakëve.

Të ngjashme