15 vjeçari i plagosur në Ferizaj lirohet nga spitali

Prishtinë | 13 Pri 2024 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Në orët e pasdites të së premtes, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ndodhi një rast i rëndë, ku një 21-vjeçare mbeti e vrarë nga ish-bashkëshorti, dhe një 15-vjeçar mbeti i plagosur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, 15-vjeçari, i cili kishte mbetur i plagosur është liruar për në shtëpi pas tretmanit mjekësor.

Ndërkohë, trupi pa jetë i viktimës dërgohet ne mjekësinë ligjore.

Dorasi është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Përndryshe, këtë ngjarje të rëndë e kanë dënuar krerët më të lartë të shtetit, duke kërkuar dënim maksimal për dorasin.

Të ngjashme