Bebe Rexha niset për në Shqipëri

Prishtinë | 17 Kor 2017 | 12:10 | Nga

Sukseset e këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha nuk po ndalen.
Vetëm pak kohë më parë Bebe kishte publikuar projektin e saj të fundit “The Way I Are” (Dance With Somebody), në bashkëpunim me reperin e njohur Lil Wayne, këngë kjo e cila arriti të marr klikime të shumta në kanalin zyrtar në Youtube.

Së fundmi Bebe ka një lajm shumë të mirë për të gjithë fansat e muzikës së saj.

Në një video që ajo ka publikuar pak minuta më parë në profilin e saj në Instastory, Bebe zbulon se është duke udhëtuar për në Shqipëri.

Bebe në këtë video shihet në një helikopter së bashku me pilotin dhe dy vajza të tjera.

Ylli shqiptar nuk ka bërë të ditur arsyen e vizitës në Shqipëri, mirëpo një gjë dihet fansat e saj do të gëzohen tej mase.

Kujtojmë se pak kohë më parë edhe këngëtarja Rita Ora ishte në Shqipëri në një dasmën e kushërirës së saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme