Stresi prezanton më në fund të dashurën

Prishtinë | 14 Sht 2017 | 15:12 | Nga

Edhe Stresi na e prezantoi më në fund të dashurën e tij.

Ndoshta dasmat e njëpasnjëshme të VIP-ave, në disa prej të cilave ka qenë i ftuar, kanë ndikuar tek ai, aq sa vendosi ta bëjë publike lidhjen e tij. Reperi shqiptar ka qenë shumë i rezervuar përsa i përket marrëdhënieve me vajzat. Pavarësisht se janë përfolur shumë emra, ato tanë mbetur në kuadër të thashethemeve, pasi nuk janë konfirmuar asnjëherë nga vetë reperi, por gjërat kanë ndryshuar tashmë.

Pasi publikimit të këngës “Më fal 2”, ku e ka shprehur publikisht se është dedikim, Stresi na ka prezantuar me të dashurën, të cilën e thërret “jeta”.

https://www.instagram.com/p/BY__hF0BxCR/?taken-by=stresi

Duke u bazuar te postimet e mëparshme të këngëtarit, vajza bukuroshe e ka emrin Klea dhe ata janë së bashku prej disa muajsh. Ajo që na bëri paksa përshtypje në këtë foto, përveç faktit që shkojnë shumë me njëri- tjetrin, është se Klea mban një unazë në gisht.

Mos Stresi është fejuar dhe kjo është mënyra e tij për të na dhënë lajmin? Këtë nuk e dimë me siguri, por mos u çudisni kur të na martohet edhe Stresi këtë vit.

View this post on Instagram

Jeni te ftuar ne dasmen time …

A post shared by STRESI (@stresi) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme