19 mijë të vaksinuar në ditë, tejkalohen parashikimet e Vitisë për imunizim

Prishtinë | 23 Kor 2021 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Për herë të parë prej që ka nisur procesi i imunizmit në Kosovë në fund të muajit mars është arritur numri më i madh i vaksinimeve brenda 24 orëve prej 19 mijë e 609 doza të administrura.

Madje kjo shifër ka tejkaluar edhe parashikimin prej 17 mijë vaksinimeve në ditë të cilën e pati premtuar ministri i Shënndetësisë Arben Vitia, se mund të bëhet brenda ditës.

Këtë premtim Vitia e kishte bërë në fushatën e imunizimit masiv ndaj koronavirusit.

Të ngjashme