Mbahet miniolimpiada për persona me nevoja të veçanta

Vushtrri | 29 Sht 2018 | 12:44 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka marrë pjesë në hapjen e miniolimpiadës për persona me nevoja të veçanta në kuadër të Javës Evropiane të Sportit, e cila do përmbyllet nesër.

Gashi tha se  përmes aktiviteteve të organizuar në këtë javë për sportin synojnë të rrisin pjesëmarrje. E të rinjve në aktivitete sportive.

“Kosova me aktivitetin e sotëm në përmbylljen evropiane të sportit, që do ndodh nesër, i ka bashkuar të gjithë mekanizmat që tregon edhe njëherë përkushtimin e shtetit tonë, por edhe miqve tonë në BE,” shprehet Gashi.

“Në fakt për herë të parë po e organizojmë Javën Evropiane të Sportit. Është një nismë jashtëzakonisht e mirë për me pas sa më shumë të rinj e të reja në masivizimin e sportit. Kosova ka një pjesëmarrje zakonisht të ulët të të rinjve në aktivitete sportive.”

“Ne si Ministri, jemi duke bërë një punë të madhe edhe në avancimin dhe ngritjen e infrastrukturës sportive jo vetëm në kryeqytet por edhe në komunat e  tjera.”

“Është fat i mirë që viteve të fundit është anëtarësuar në shumë mekanizma ndërkombëtar të sportit”.

Drejtor i departamentit për siguri publike në OSBE, Ake Roghe, tha se është i lumtur që kanë ndihmuar në mbajtjen e këtij aktiviteti.

Ai bëri të ditur se në kuadër të kësaj jave kanë dhuruar 48 karroca dhe pajisje të tjera ndihmëse.

Më tutje  bëri thirrje që të punohet më shumë në largimin e barrierave për personat me nevoja të veçanta.

“Jam i sigurt që kjo do të jetë një fundjavë e shkëlqyeshëm jemi të lumtur që kemi ofruar kontribut në këtë ngjarje,” tha ai.

“Ne duhet të heqim barrierat, por edhe ato pengesa sociale. Misioni i OSBE në Kosovë do të dhuroj 48 karroca dhe pajisje ndihmëse”.

Ndërsa Njomza Emini, presidente e Komitetit Paraolimpik, në hapjen e minioplimiadës ka falënderuar bashkëpunëtorët që e kanë bërë të mundur.

Ajo, po ashtu ka njoftuar sd kanë aplikuar në komitetin paraolimpik ndërkombëtar që të bëhen pjesë e tij vitin e ardhshëm.

“Kemi aplikuar në komitetin paraolimpik ndërkombëtar dhe jemi në procedura që në asamblenë që do mbahet në vitin e ardhshëm. Shpresoj që do jemi pjesë e komitetit paraolimpik ndërkombëtarë.”

Drejtori i përgjithshëm i Akademisë për Siguri Publike, Smajl Smakiqi, në ambientet e së cilës është mbajtur miniolimpiada, ka premtuar përkrahje gjatë mbajtjes së saj.

“Miniolimpiada është aktiviteti më i rëndësishëm që mbahet në akademi me komunitete. Mbajtja e olimpiadës është mundësuar nga OSBE. Ne anëtarët e personelit të akademisë gjatë ditëve të miniolimpiadës do të shfaqemi vullnetarisht në të gjitha aktivitetet”, deklaron Smakiqi.

Suksese garuesve iu ka uruar  edhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Të ngjashme