2 mijë e 363 raste me Coronavirus e 1 mijë e 171 të shëruar

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 08:28 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë janë regjistruar gjithsej 2.363 raste me Covid-19 me gjithsej 40 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 63 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.171 raste.

Në Kosovë aktualisht janë 1,152 raste aktive me coronavirus.

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike nga data 08 shkurt deri më 24 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 22.444 persona, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme