2 Ton publikon këngën e re “Kampion”

Prishtinë | 06 Mar 2021 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur shqiptar, 2 Ton, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Kampion” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike e miksuar mes zhanreve hip-hop dhe RnB.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet 2 Ton, gjersa për ‘brea’-in është kujdesur DMSBeatz.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në qytetin e Ferizajt.

Për anën vizuale të projektit është kujdesur produksioni A Vision.

2 Ton është mjaft i pëlqyer për zhanrin e tij të të kënduarit, me çka ndër vite ka tërhequr një pjesë të madhe të dëgjuesve pas vetes.

“Kampion” i pason projektit “M’kujtohesh”, të cilin ai e solli vetëm pak muaj më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme