22 raste te dhunës në familje gjatë muajit dhjetor në rajonin e Ferizajt

Prishtinë | 04 Jan 2024 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë muajit dhjetor janë raportuar 22 raste të dhunës në familje, për dallim nga muaji dhjetor i vitit 2022 që ishin raportuar 27 raste.

Me vendim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj personave që kanë shkaktuar dhunë në familje është iniciuar kallëzim penal për procedura tjera hetimore, transmeton Zeri.info.

Ferizaj ka pasur numrin më të madh të rasteve të dhunës, ku janë raportuar 18 raste, Kaçaniku me dy raste, po aq sa në Shtime, kurse Shtërpca dhe Hani i Elezit, nuk kanë pasur raste të raportuara gjatë muajit dhjetor.

Policia ka bërë të ditur se ndaj personave që kanë shkaktuar dhunë në familje, pas interevistimit nga policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje, në konsultim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ka iniciuar kallëzim penal për procedura tjera hetimore.

“Policia rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë të stacioneve dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje. Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme