Ekonomia Online
FUNDIT

24 mijë euro gjobë për vonesat në rrugën Prishtinë–Podujevë, Basha paralajmëron penalitete të reja

24 mijë euro gjobë për vonesat në rrugën Prishtinë–Podujevë, Basha paralajmëron penalitete të reja

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se ndaj operatorëve që po punojnë në rrugën Prishtinë–Podujevë kanë nisur të zbatohen penalitete për mosrespektimin e afateve. Pas një inspektimi në këtë projekt, Basha tha se operatorëve u janë shtyrë afatet dhe u janë përcaktuar obligime të qarta për përfundimin e […]

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se ndaj operatorëve që po punojnë në rrugën Prishtinë–Podujevë kanë nisur të zbatohen penalitete për mosrespektimin e afateve.

Pas një inspektimi në këtë projekt, Basha tha se operatorëve u janë shtyrë afatet dhe u janë përcaktuar obligime të qarta për përfundimin e punimeve.

Sipas tij, për muajin korrik, vetëm në segmentin e Vranidollit, një operator ekonomik është penalizuar me 24 mijë euro.

Basha paralajmëroi se penalitetet do të vazhdojnë në të gjitha segmentet ku nuk respektohen planet dinamike dhe afatet e kontraktuara.

“Për ata që neglizhojnë punën dhe nuk i respektojnë obligimet kontraktuale, nuk do të ketë tolerim”, tha ministri.

Të ngjashme