Ekonomia Online
FUNDIT

25 482 familje, me gjithsej 100 608 anëtarë, përfitues nga skemat sociale

25 482 familje, me gjithsej 100 608 anëtarë, përfitues nga skemat sociale

Në muajin maj të këtij viti nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21 312 familje me gjithsej 84 249 anëtarë. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës nga viti i kaluar ka rënie të numri të familjeve përfituese me 4 170 apo 16.3 për qind. Vitin e kaluar numri i familjeve përfituese ka qenë 25 […]

Në muajin maj të këtij viti nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21 312 familje me gjithsej 84 249 anëtarë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës nga viti i kaluar ka rënie të numri të familjeve përfituese me 4 170 apo 16.3 për qind.

Vitin e kaluar numri i familjeve përfituese ka qenë 25 482 me gjithsej 100 608 anëtarë.

Përveç rënies të familjeve përfituese, edhe numri i anëtarëve ka regjistruar rënie prej 16.2 për qind.

“Numri i përfituesve nga skema e pensioneve bazike të moshës ishte 145,140, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak që ishte 149,794 përfitues, vërehet një rënie prej 4,654 apo shprehur në përqindje 3,1%”, thuhet në raportin e ASK-së.

Të ngjashme