25-vjeçari raportoi se u dhunua seksualisht në Malishevë, do të përballet me kallëzim të rremë

Prishtinë | 17 Mar 2024 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Me datën 16.03.2024 në Stacionin Policor në Malishevë viktima (tani i dyshuar) mashkull kosovar, i lindur në vitin 1999, ka raportuar se ishte dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit “viktima” është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa rasti është cilësuar si rast dhunimi.

Lidhur me rastin, hetuesit policorë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, menjëherë kanë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, pas së cilave ka rezultuar se rasti i raportuar si dhunim nuk kishte qenë i vërtetë.

Pas marrjes së këtyre veprimeve hetimore, vërtetimit të gjendjes faktike dhe intervistimit tani të të dyshuarit (i cili ka pranuar se e tëra ajo që kishte raportuar lidhur me dhunimin ka qenë e pa vërtet), në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është ri-kualifikuar në “lajmërim apo kallëzim i rremë” dhe i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme