Ekonomia Online
FUNDIT

28 vjet nga masakrat në Lybeniq, ende pa drejtësi për viktimat shqiptare

28 vjet nga masakrat në Lybeniq, ende pa drejtësi për viktimat shqiptare

Sot shënohen 28 vjet nga masakrat e kryera nga forcat serbe në fshatin Lybeniq të Pejës, ku më 25 maj 1998 u vranë dhe u masakruan nëntë banorë të këtij fshati, ndërsa më vonë u ekzekutuan edhe burra të tjerë shqiptarë. Krimet e kryera ndaj popullsisë civile shqiptare në Lybeniq më 25 maj 1998, si […]

Sot shënohen 28 vjet nga masakrat e kryera nga forcat serbe në fshatin Lybeniq të Pejës, ku më 25 maj 1998 u vranë dhe u masakruan nëntë banorë të këtij fshati, ndërsa më vonë u ekzekutuan edhe burra të tjerë shqiptarë.

Krimet e kryera ndaj popullsisë civile shqiptare në Lybeniq më 25 maj 1998, si dhe më 1 dhe 7 prill 1999, konsiderohen ndër masakrat më të rënda të kryera nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe gjatë luftës në Kosovë.

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, Shkodran Imeraj, kishte deklaruar më herët se drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare kanë dështuar në zbardhjen e plotë të rasteve dhe në ndëshkimin e autorëve të masakrave të kryera në Lybeniq gjatë viteve 1998-1999.

Sipas tij, dhuna dhe krimet e ushtruara nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe ndaj banorëve shqiptarë të Lybeniqit përbëjnë një nga aktet më të rënda të gjenocidit të kryera në historinë e këtij fshati.

Të ngjashme