29-vjeçari u soll pa shenja jete, me 7 plagë nga thika – tregon drejtori i Spitalit të Gjilanit

Prishtinë | 16 Dhj 2023 | 23:49 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, ka treguar se 29-vjeçari me inicialet A.B. nga Dobërçani është sjellë pa shenja jete, pasi kishte marrë 7 plagë nga mjeti i mbrehtë.

“Personi me inicialet A.B i lindur në vitin 1994, ka ardhur në spitalin e Gjilanit nga fshati Dobërçan me 7 plagë, një kryesorja në kokë, të tjerat gjoksit trupit edhe ka vdekur në vendin e ngjarjes në spital ka ardhur pa shenja jetë”, ka thënë drejtori Emini, për TV Dukagjini.

Më tej, ai ka thënë se është konstatuar vdekja e viktimës.

“Është thirrë mjekësia ligjore, e kanë marrë trupin e pajetë për në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Emini.

Të ngjashme