300 pacientë me sklerozë trajtohen në Klinikën e Neurologjisë, ministria premton mbështetje

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 11:55 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është shënuar Dita Ndërkombëtare e Sklerozës Multiple, raporton Ekonomia Online. Zëvendësministrja e Shëndetësisë Dafina Gexha, tha se Qeveria e Kosovës mbetet partnere për të ndihmuar të prekurit nga kjo sëmundje.

“Trajtimi i kësaj sëmundje është i gjatë. Qeveria e Kosovës mbetet partnere për të ndihmuar të prekurit nga kjo sëmundje. Heqja e pengesave për një shoqëri është e mirë”.

“Kjo sëmundje kërkon shërbim kompetent e medikamente dhe pranim në shoqëri të të prekurve. Do të përmirësojmë sasinë dhe cilësinë për të ndihmuar këta persona”.

Afrim Bylta, kryetari i Shoqatës së Neurologëve, tha se në Kosovë kurrë nuk ka pasë teknologji, mjekë e medikament më të mira, por që thotë se kurrë nuk ka pasë shëndetësi më të dobët e kjo sipas tij, për shkak të sistemit.

“A ka Kosova shëndetësi? Kam filluar të pyes veten kur kam filluar punën në vitet e 80-ta atëherë kur nuk kishim informata më qasje dhe nuk kishim medikamente. Por kur jemi sot? Sot e kemi një klinikë dhe medikamente ku kemi 30 të tilla për trajtim”.

“Tash kemi kuadër të informuar që mund të përballen me cuname. Më herët për të ndryshuar një libër nerologjie ka qenë 40 vjet sot mund ta bëjmë për 73 ditë. Në Kosovë kurrë nuk kemi pas teknologji, mjekë e medikament më të mirë se sot, por kurrë nuk kemi pasë shëndetësi më të dobët dhe kjo për shkak të sistemit”.

Nexhmedin Shala, drejtori i Kininës së Neurologjisë, tha se kanë në trajtim 300 pacientë. Ai tha se u mungon hapësira e nevojshme për trajtimin e pacientëve, raporton EO.

“Ne sot në trajtim kemi mbi 300 pacientë dhe që është një numër impozant. Sot këtë ditë e shënojmë më shumë suksese. Një është ndërtimi i një pjese spitalore i pajisur që mundëson shumë punë. Nuk është e lehtë menaxhimi pasi një pacientë për tu trajtuar brenda ditës kërkon 7 orë”.

“Kërkojë hapësira të reja për klinikën, mbështetje nga akterët që bëjnë politika shëndetësore që projektet neurologjike të jetësohen”.

Të ngjashme