33 të vdekur dhe 55 raste aktive me Covid-19 në Malishevë

Malisheve | 31 Dhj 2020 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se 33 persona nga kjo komunë kanë vdekur deri tani si pasojë e virusit Covid-19.

Nga kjo komunë është thënë se momentalisht 45 raste janë aktive me COVID-19 në Malishevë.

“Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me COVID-19 janë prekur 548 persona, prej tyre 470 janë shëruar, 33 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 45 persona”, është thënë nga kjo komunë.

Ndërsa. sot në territorin e Komunës së Malishevës, dy persona të cilët kanë qenë të infektuar janë shëruar si dhe është regjistruar një rast i ri i infektuar.

Të ngjashme