Prokurori i shtetit, njofton se gjatë 24-orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë e katër aktakuza kundër tridhjetë e shtatë personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë persona, të dyshuar për kryerje të veprave penale, si dhe janë parashtruar tri kërkesa për caktim të masës së paraburgimit ndaj tre personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar, ka ushtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person të dyshuar, si dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë aktakuza kundër njëzetë personave të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar tre persona të dyshuar, po ashtu nga kjo prokurori janë parashtruar dy kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri aktakuza kundër tri personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë: Gjatë 24-orëve të fundit ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48-orësh, ka urdhëruar dërgimin e një trupi të pajetë në IML dhe ka ngritur dy aktakuza kundër tre personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ngritur një aktakuzë, kundër një personi.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar dy persona, si dhe ka ngritur nëntë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, një trup i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.
Prokuroria Themelore në Ferizaj: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar në raste të ndryshme, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një perosni, si dhe ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave, për vepra të ndryshme penale.