36 deputetë kanë përtërirë mandatet e “djegura” nga opozita në Parlamentin e Shqipërisë

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Indrit Hoxha dje nuk pranoi mandatin në Kuvendin e Shqipërisë, duke refuzuar betimin, pavarësisht se kishte dorëzuar dokumentet në KQZ.

Ndërkohë katër kandidatë të tjerë u betuan: Klajdi Qama nga LSI, Kujtim Gjuzi, Koço Tahiri dhe Erjon Piciri nga PD-ja.

Në momentin e betimit pati edhe një replikë mes Gjuzit dhe Ruçit.

Kujtim Gjuzi: Betohem se do të jem gjithnjë në krah të qytetarëve, votës së lirë dhe Republikës së Shqipërisë. Ky është parlament, këtu ka edhe njerëz që nuk duhet të ishin këtu. Por më mirë sesa të kemi një shtet që e kemi prej 107 vitesh dhe ta hedhim në bregun e Lanës, unë betohem se do ta ruaj me sa fuqi të kem.

Gramoz Ruçi: Ju lutem deklaratat i bëni më pas. Kështu është një kërkesë e Kushtetutës. Keni detyrimin, betoheni apo jo?

Kujtim Gjuzi: Betohem! Do të na e japësh fjalën patjetër

Deri tani, numri i deputetëve shkon në 115 (Tre pritet të betohen), 79 nga shumica dhe 36 nga opozita (15 LSI+21 PD) ndërkohë që duhen edhe 25 deputetë për të plotësuar numrin 140.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme