Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 4 viktima si pasojë e Covid-19.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 45 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Sot janë shëruar 298 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.191.
Njoftimi i MSh-së:
30 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.910 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.328.825 doza të vaksinës.
Deri më sot 530.959 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 3.380 testime, 45 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Sot janë shëruar 298 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.191
Në total numri i rasteve aktive është 2.928
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!