40% e amerikanëve përjetojnë më shumë shqetësime nga terapia kognitive e sjelljes

Prishtinë | 16 Tet 2018 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Terapia kognitive e sjelljes, konsiderohet gjegjësisht si trajtimi më i sigurt për shumë sëmundje mendore, por kjo nuk do të thotë se është edhe pa efekte anësore, thonë hulumtimet e reja.

Analizat e kryera, rezultojnë se rreth 40 për qind e amerikanëve kanë parë ose aktualisht janë duke parë një terapist, dhe CBT është edhe forma më popullore dhe më e mirë klinikisht e provuar e terapisë së bisedimeve, njofton Klan Kosova.

Nga natyra, megjithatë, ajo përfshin stresin e rishikimit të traumave të kaluara dhe çështjeve të dhimbshme dhe përballjes me të metat e veta.

Dhe kjo do të thotë se gati gjysma e pacientëve të terapisë vijnë me ‘efekte anësore’, siç janë përçarja e marrëdhënieve, ndjenjat e fajit dhe turpit dhe madje edhe mendimet vetëvrasëse, sipas një studimi të ri gjerman, njofton Klan Kosova.

Terapia kognitive e sjelljes është një trajtim i sigurt dhe efektiv për çrregullime të shëndetit mendor, si ankthi dhe depresioni, por 43 përqind e pacientëve kanë efekte anësore që mund të jenë të pashmangshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme