400 të vdekur pas shpërthimit të Ebolas në Kongo

Prishtinë | 16 Jan 2019 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Më shumë se 400 perona kanë ndërruar jetë pas shpërthimit të virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos, sipas të dhënave të fundit nga ky vend.

Autoritetet shëndetësore në vendin afrikan gjithashtu kanë bërë të ditur se ka pasur 658 raste të virusit vdekjeprurës që nga fillimi i epidemisë në gusht të vioti që shkoi.

Aktualisht ka frikë se shpërthimi në DRC mund të përkeqësohet edhe për shkak të paqëndrueshmërisë politike pas zgjedhjeve presidenciale.

Punonjësit në terren kanë paralajmëruar se epidemia pritet të bjerë deri në mes të vitit.

Të ngjashme