663 të vdekur, 2 mijë e 192 raste aktive Coronavirus

Prishtinë | 26 Tet 2020 | 08:05 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë janë 2 mijë e 192 raste aktive me Covid-19.

Sipas njoftimit të fundit të Institutit, deri më tani janë shënuar 663 raste të vdekjes.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.049 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 186 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (MIQ, QKUK)”, thuhet në njoftim.

Numri total i rasteve pozitive është 17.943 raste nga 87.147 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 663 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 54 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.192.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme