76-vjeçarja gjendet e pajetë brenda banesës në Mitrovicë

Prishtinë | 16 Kor 2026 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Një 76-vjeçare është gjetur e vdekur paraditen e sotme në banesën e saj në Mitrovicë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e këtij qyteti, Avni Zaiti. Ai tha se njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, shtoi Zaiti.

Të ngjashme