85-vjeçarja tregon për gjendjen e saj pasi mori dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19

Prishtinë | 24 Jan 2022 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

85-vjeçarja, në javën e tretë të vitit vendosi që të imunizohet edhe me dozën e tretë kundër korona virusit, derisa thotë se nuk e kanë munduar as dy vaksinat të cilat i kishte marrë para pak muajsh.

Dozën e vaksinës së tretë, në Qendrën e Mjekësisë Familjarë në lagjen “Emshir” në Prishtinë”, e morën edhe disa qytetarë të tjerë të cilët thanë se nuk kanë pritur më shumë se pesë minuta.

Që nga 9 dhjetori në Kosovë, ka filluar administrimi i dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër korona virusit.

Të ngjashme