9 mijë e 85 të shëruar dhe 3 mijë e 398 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Prishtinë | 28 Gus 2020 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar në raportin e së enjtes se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 141 raste pozitive me koronavirus.

Numri total i rasteve pozitive me COVID-19 në vendin tonë është 12.981 raste nga 49.277 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 498 raste të vdekjes.

Ndërkaq, numri i të shëruarve është gjithsej 9.085 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.398, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme