9 tërmete dridhen Italinë

Prishtinë | 17 Gus 2018 | 09:39 | Nga

Së paku 9 tërmete e kanë dridhur mbrëmë brenda dy orëve jugun e Italisë dhe ato shkaktuan panik te qytetarët të cilët natën kaluan nën qiellin hapur, transmeton Koha.net.

Siç një njofton AP, një djalosh është lënduar pasi nga frika kërceu prej ballkonit.

Nga dridhjet e tokës janë dëmtuar tarracat, kanë pëlcitur muret e ndërtesave e disa shtëpi të pabanuara janë shkatërruar në rajonin Molise.

Autoritetet kanë ftuar qytetarët për qetësi.

Sizmologë italianë kanë thënë se më i forti nga 9 tërmetet ka pasur forcë 5,1 shkallë të Richterit.

Tërmetet, të fuqishme, janë ndier edhe në Romë e Napoli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme