Kosova rrit importin me Serbinë

| 28 Kor 2022 | 12:51 | Nga

Kosova ka importuar rreth 34 milionë euro produkte serbe vetëm për një muaj.

Fjala është për muajin qershor të këtij viti.

Por, nëse bëhet një krahisim me qershorin e vitit të kaluar importi është rritur për 8 milionë e 400 mijë euro.

Në muajin qershor të vitit 2021 Kosova importi produkte serbe në vlerë prej 25 milionë e 358 mijë euro.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Të ngjashme