Hungaria nënshkruan marrëveshje të re energjetike me Rusinë

| 11 Pri 2023 | 17:52 | Nga

Hungaria nënshkruan marrëveshje të re energjetike me Rusinë

Hungaria ka nënshkruar sot marrëveshje të reja me Rusinw, për t’u siguruar se mund të vazhdojë të përdorë energjinë ruse, një shenjë kjo se ajo do t’i ruajë lidhjet e ngushta që ka krijuar me Moskën.

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto tha në një konferencë shtypi në Moskë se firma shtetërore ruse e gazit Gazprom kishte rënë dakord të lejonte Hungarinë të importonte gaz përtej sasive të rëna dakord vitin e kaluar.

Kostoja e gazit, i cili pompohet në Hungari duke përdorur tubacionin Turkstream, do të kufizohet në 150 euro për metër kub.

Vizita e Szijjarto në Rusi shënon një lëvizje të pazakontë për një zyrtar nga një vend i BE-së, me shumicën e shteteve anëtare që dënojnë pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin dhe reduktojnë varësinë e tyre nga furnizimet ruse të energjisë.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë është një nga të vetmet figura të larta të BE-së që është takuar me zyrtarë rusë që nga fillimi i luftës.

Në konferencën e sotme, Szijjarto tha se furnizimet ruse janë “vendimtare” për sigurinë energjetike të vendit të tij.

Ai tha se “deshe apo jo”, bashkëpunimi me Rusinë do të vazhdojë, “përderisa çështja e furnizimit me energji është çështje fizike dhe jo politike apo ideologjike”.

Të ngjashme