Një qytetar i nacionalitetit serb në Mitrovicë të Veriut ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës të cilën e kishte parkuar, duke i vjedhur tre dokumente personale, tre lap-topë dhe para të gatshme.
Njësitet policore janë duke e hetuar rastin, i cili ndodhi në rrugën “Dervarit” mëngjesin e së mërkurës.