Hapet zyra e Gjendjes Civile në objektin e ri të Komunës së Prishtinës

| 07 Kor 2023 | 16:36 | Nga

Komuna e Prishtinës njofton se është hapur zyra e Gjendjes Civile në objektin e ri të Komunës në Arbëri.

“Banorët e lagjes Arbëria mund të pajisen me dokumente të Gjendjes Civile: Certifikatë të lindjes, Ekstrakt të lindjes, Certifikatë martese, Certifikatë shtetësie, Certifikatë familjare në këtë pikë”, thuhet në njoftim.

Këtë shërbim qytetarët mund ta realizojnë nga ora 08:00 – 16:00.

Të ngjashme