Kryeministri Kurti i gëzohet fitores së Shqipërisë ndaj Polonisë

| 11 Sht 2023 | 08:25 | Nga

Kreu i Qeverisë, mëngjesin e së hënës i ka kushtuar një status në Facebook, fitores së Kombëtares së Shqipërisë në futboll ndaj Polonisë.

Sipas tij, fitorja e mbrëmshme 2:0 përmbylli një fundjavë të jashtëzakonshme të vendeve tona e sportit te ne.

Postimi i plotë:

Ndeshje e paharrueshme futbolli që Shqipërinë e bën të dalë e para në grupin e saj. Urime! Me golin e sulmuesve Jasir Asani nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut dhe Mirlind Daku nga Gjilani i Kosovës, si dhe me futbollistë edhe nga Lugina e Preshevës, të përbashkuar me një qëllim: kualifikimi për EURO 2024. Fitorja e mbrëmshme 2:0 përmbylli një fundjavë të jashtëzakonshme të vendeve tona e sportit te ne. Bravo!

Të ngjashme