Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit aksion në disa lokacione në rajonin e Gjakovës

| 11 Nën 2023 | 14:09 | Nga

Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, është duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Gjakovës.

Kështu ka bërë të ditur për teve1.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani bëri të ditur se operacioni përfshinë disa lokacione.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, është duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Gjakovës. Ky operacion policor përfshin disa lokacione në rajonin në fjalë, ku për më shumë informacione do të njoftoheni pas përfundimit të tij”, tha Kelani.

Të ngjashme