Probleme me rrjet të energjisë elektrike ka pasur gjatë ditës së djeshme në fshatin Banjë të Zubin Potokot.
Qytetarët për këtë kanë njoftuar policinë.
Lidhur me këtë Policia pas kontrollores në këtë fshat ka gjetur 100 riga për prodhim të kriptovalutave.
Këtë e ka konfirmuar zv.drejtori i Policisë për rajonin e veriut Veton Elshani.
“Qytetarët dje na kanë njoftuar që kanë pasur probleme me rrjetin elektrik që janë shkaktuar në atë zonë. Janë gjetur 100 riga të kriptovalutave në fshatin Banjë të Zubin Potokut”, ka thënë Elshani.