KOMF mirëpret miratimin e Ligjit për Shërbime Sociale e Familjare – kërkohet zbatimi në praktikë

| 15 Dhj 2023 | 13:06 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), ka mbajtur konferencë për medie, pas miratimit të Ligjit të ri për Shërbime Sociale dhe Familjare në Kuvendin e Republikës së Kosovës, raporton Ekonomia Online. Aty, në emër të 35 organizatave anëtare, është prezantuar qëndrimi i koalicionit duke rekomanduar që të merren veprimeve për implementim efikas të këtij Ligji.

Donjeta Kelmendi, drejtoresha ekzekutive e kësaj organizate, tha se kanë qenë pjesë integrale e grupit punues për hartimin e projektligjit dhe në vazhdimësi ka apeluar për aprovimin e tij.

Ajo falënderoi të gjitha institucionet e përfshira në këtë hartim e këtij projektligji, duke shtuar se pritet të ngritet cilësia e ofrueseve të shërbimeve sociale.

“Jemi shumë të lumtur që Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi këtë projektligj. Si Koalicion, jemi krenarë që kemi udhëhequr pozicionin dhe aspiratat e shoqërisë civile në këtë proces, me mbështetjen e madhe të Bashkimit Evropian, Fondacionit të Shoqërisë Civile dhe Zyrës së UNICEF në Kosovë.  Kemi arritur të përfshijmë në këtë ligj, vizionin e organizatave anëtare për të ardhmen e shërbimeve sociale. Miratimi i këtij ligji, hap zyrtarisht rrugën drejt reformës së shërbimeve sociale në vend”.

“Hartimi i projektligjit ishte proces i gjatë, intensiv dhe shumë sfidues, por që për KOMF dhe organizatat anëtare ishte i domosdoshëm. Në këtë rrugëtim si shoqëri cilivie ishim me një zë të përbashkët me Institucionin e Avokatit të Popullit dhe Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale Kosovë. Nga ligji i ri pritet që fëmijët, familjet dhe qytetarët në nevojë të marrin shërbime sociale dhe familjare më cilësore dhe të qëndrueshme”.

“Shprehim vlerësimin për ministren e Drejtësisë me Kabinetin e saj, këshilltarët, sekretaren e përgjithshme, kryesuesen e grupit punues të hartimit të projektligjit, departamentin ligjor, për finalizimin, procedimin efikas si dhe përfshirjen dhe integrimin kuptimplotë të shoqërisë civile përgjatë gjithë procesit të hartimit”- tha ajo.

Ndërkaq Remzie Krasniqi, nga SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, e quajti këtë një moment të rëndësishëm, për këtë kategori, raporton EO.

“Në veçanti një formë me rëndësi është që të rinjtë mbi moshën 18 vjeç, do i’u garantohen mbështetje  deri sa ata të jenë të gatshëm vet, ne do të jemi bashkë në fuqizim in e shpejtë këtij ligji”.

E lumtur u shpreh edhe Ibadete Krasniqi, nga Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror (OFAP), duke shtuar se është punuar intenzivisht që edhe Kosova ta aprovojë nëj ligj të tillë.

“Tani do filloj ndryshimi për familje të specializuara të cilat janë të gatshme për kujdes ndaj fëmijëve. Të gjithë së bashku do punojmë për hyrjen e këtij ligji në fuqi”, përfundoi ajo.

Ligji i ri për Shërbime Sociale dhe Familjare sjell risitë si më poshtë:

• Rritjen e gamës së shërbimeve, themelimin e shërbimeve të reja duke përcaktuar shërbimet e parandalimit, mbrojtjes, rehabilitimit dhe re integrimit, si dhe duke i klasifikuar shërbimet në tri kategori primare, sekondare dhe terciare, duke garantuar kështu të drejtën në shërbime sociale për të gjithë fëmijët dhe personat në nevojë për shërbime sociale, pa marrë parasysh nivelin e urgjencës apo rrezikshmërisë.

• Krijimin e një skeme të hapur të ofrimit të shërbimeve sociale në mes të sektorit publik, jo qeveritar dhe atij privat. Skema e hapur dhe e qëndrueshme e ofrimit të shërbimeve sociale në mes të institucioneve publike, sektorit jo qeveritar dhe privat, ofron mundësi për gamë më të gjerë të ofrimit të shërbimeve sociale, shërbime të specializuara dhe më cilësore.

• Zhvillimin dhe fuqizimin e shërbimeve në familje dhe shërbimeve me bazë në komunitet, zgjerimin e formave të mbrojtjes, konkretisht zhvillimin e strehimit familjar pas arritjes së moshës 18 vjeçare zhvillimin e formës së re të mbrojtjes “Jetesa e pavarur e mbikëqyrur”.

• Ndarjen e përgjegjësive të institucioneve të nivelit qendror dhe komunal, për të shmangur paqartësitë rreth themelimit të shërbimeve sociale, menaxhimit, monitorimit dhe inspektimit.

• Ndarjen e funksionit të inspektimit dhe monitorimit, fuqizimin e inspektimit përmes dhënies së kompetencave ekzekutive, përcaktimin e masave, gjobave dhe sanksioneve si dhe ofrimin e kapaciteteve të nevojshme për kryerjen e funksioneve të kërkuara.

• Rregullimin ekontraktimit të shërbimeve sociale dhe familjare.

Ligji i ri për Shërbime Sociale dhe Familjare është aprovuar dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Të ngjashme