Policia Rajonale e Ferizajt, në bazë të planit operativ nga data 04 mars 2024, deri me datën 10 të këtij muaji ka realizuar 30 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.
Përmes një komunikate, Policia thotë se do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së Gjykatës, raporton Ekonomia Online.
Komunikata e plotë:
Policia Rajonale e Ferizajt në bazë të planit operativ realizimi i
urdhëresave të gjykatave themelore, gjatë javës së kaluar, nga data 04-
10/03/2024 ka realizuar 30 urdhëresa të gjykatave kompetente për
vepra të ndryshme penale.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me
realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur
thirrjes së gjykatës.
Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione
për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë
menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital
‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 &
0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.