Avokati i Popullit, në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit për Gjuhët, ka organizuar tryezën “Të drejtat gjuhësore: Rrugë drejt të drejtave themelore të njeriut”, raporton Ekonomia Online.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka thënë se kjo ditë është e rëndësishme për qytetaret ku rëndësia dhe barazia gjuhësore respektohet.
“Pa dyshim kjo ditë është e rëndësishme për secilin qytetarë në botë. Është një moment që rëndësia dhe barazia gjuhësore është e një rëndësie të veçantë e çdo njeriu në botë. Kur e kemi nisur këtë aktivitet kemi pasur në vëmendje se cila është korniza ligjore e Kosovës respekti i gjuhës që sot zhvillohet në vendet e tjera. Pa angazhimin e faktorit njerëzor është e pamundur të përmirësohet situata dhe kemi parë që nuk po zbatohej ajo që është përcaktuar me ligj. Dhe kjo kërkon vullnet politik dhe institucional, secili ligj duhet të përcillet me mekanizmat në ligj dhe zbatimin e tyre. Në këto dy aspekte ka ngecje dhe mangësi”, ka thënë ai.
Slavisa Mladenovié – Komisioner për gjuhë ka deklaruar se në këtë ditë duhet të përkujtohen parimet themelore të drejtave të njeriut për të arritur sukses në respektimin e gjuhëve zyrtare në Kosovë.
“Sot është dita kur jemi mbledhur për të shënuar këtë ditë dhe duhet të kujtojmë parimet themelore. Këtë vit po festojmë jo vetëm përparimin e arritur, por edhe sfidat që përballemi. Pikëpamjet e botës dhe pikëpamjen e botës për ne, Kushtetutë përbenë një shpresë, por thelbi nuk është respektimi i plotë i përgjithshëm, por në terren duhet të sigurohemi të jenë të barabartë dhe të sigurojmë qasje për institucionet publike të ofrojnë në të gjitha gjuhët zyrtare. Në fund për të respektuar diversitetin të pranohen dallimet tona duke promovuar shumë gjuhësinë. Së bashku mund ta ndërtojmë Kosovën që çdo gjuhë respektohet e dëgjohet, kemi bërë një raportim të përgjithshëm për respektimin e të drejtave të gjuhës”, ka theksuar ai.
Caroline Ziadeh – Perfaqësuese Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shef i UNMIK-ut ka theksuar se në këtë ditë qytetarët duhet të reflektojnë për dinjitetin dhe barazinë e të drejtave të njeriut.
“Kjo ditë nuk është vetëm një rikujtues, por është koha të ndalemi dhe të reflektojmë për përkushtimet tona dinjitetin dhe barazinë. Këto janë shtyllat e të drejtave të njeriut. Kjo flet për urgjencën e misionit tonë, të drejtat e njeriut janë vetëm ideale, janë pjesë e jetës sonë të përditshme dhe na formon shoqërinë tona. Na mundëson të krijojmë partneritet dhe të kuptojmë të tjerët më mirë çdo person meriton të jetoj me dinjitet dhe mundësi. Sot dua të përqendrohem në një fushë jetike por të anashkaluar, sepse gjuhë nuk ka të bëjë vetëm me fjalët por është qëndrimi komunikimi kjo është një mjet për te fuqizuar njerëzit dhe të marrim pjesë plotësisht në shoqëri”, ka theksuar Ziadeh.
Anna Rostocka – Shefe e Misionit IOM ne Kosovë ka thënë se respektimi i të drejtave të njeriut dhe përfshirja e tyre në shoqërinë kosovare është parim thelbësore.
“Është një parim themelor që çdo njeri të gjithë na respektohet të drejtat e njeriut dhe janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Pa marrë parasysh se nga vijmë apo kush jemi, kemi të njëjtin mjedis në zbatimin e të drejtave tona në praktikë. E dimë se komuniteti i njerëzve mësimi i gjuhëve zyrtare po rriten vazhdimisht, shohim të rijnë që duan të mësojnë dhe kjo është shenjë përmirësuese. Së shpejti do të merremi se ku jemi me të drejtat kulturore pavarësisht nga gjuha, e dimë se kultura është pjesë e rëndësishme e jetës sonë. E shoh si inkurajuese se katër komuna kanë filluar me zbatimin e gjuhëve zyrtare. Gjuha është ure lidhëse dhe jo të bëhet përçarëse”, ka potencuar Rososka.
