Hoxha me Hovenierin në takim lamtumirës: Trashëgimia juaj do të mbetet përherë

| 10 Dhj 2024 | 15:14 | Nga

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, në një takim lamtumirës, raporton Ekonomia Online.

Gjatë këtij takimi, Hoxha i dhuroi Hovenierit një flamur të Policisë së Kosovës, një certifikatë mirënjohjeje dhe një shenjë me gravurën “Jeffrey Hovenier 007” si simbol i vlerësimit për kontributin e tij.

Përmes këtij takimi, Drejtori Hoxha dhe stafi ekzekutiv i Policisë së Kosovës shprehën mirënjohjen e tyre ndaj ambasadorit Hovenier me rastin e pensionimit të tij.

“Për nderim dhe mirënjohje të thellë për mbështetjen dhe asistencën tuaj të vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës, për përkushtimin tuaj të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe avancimin e shkathtësive të Policisë së Kosovës dhe për avokimin tuaj për sundimin e ligjit dhe parimeve demokratike, të cilat ne i konsiderojmë thelbësore për një agjenci policore të suksesshme. Policia e Kosovës angazhohet për vizionin tonë të përbashkët për një forcë policore shumë-etnike, plotësisht të integruar, që përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës. Prania juaj fizike do të mungojë, por trashëgimia juaj do të mbetet përherë.”

Të ngjashme