Në prag të fushatës, diskutohet për mbrojtjen e të dhënave personale

| 10 Dhj 2024 | 17:34 | Nga

Në Agjencinë për Informim dhe Privatësi sot u ulën në një tryezë të përbashkët sekretarë e bashkëpunëtorë profesional të partive politike të cilët i ftoi komisionerja, Krenare Sogojeva Dermaku për të diskutuar lidhur me respektimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale gjatë fushatave zgjedhore.

Siç bëhet e ditur, në këtë takim diskutimet u fokusuan në rëndësinë e respektimit të privatësisë së qytetarëve dhe sigurimit që të gjitha aktivitetet promovuese të partive të jenë në përputhje me ligjin.

Gjatë takimit, u prezantua Udhëzuesi për Komunikim me Qytetarët gjatë Fushatës Zgjedhore, i cili ofron këshilla praktike për partitë politike lidhur me mënyrën e komunikimit me qytetarët, duke theksuar transparencën dhe rëndësinë e trajtimit të drejtë të të dhënave personale.

“Takimi konfirmoi përkushtimin e përbashkët për të forcuar besimin e qytetarëve në proceset demokratike përmes praktikave të ligjshme dhe etike”, njoftoi kjo agjenci.

Të ngjashme