Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka pirë kafen e mëngjesit me kolegët e Fizioterapisë, me të cilët ka biseduar për programin e kësaj partie për shëndetësi, raporton Ekonomia Online.
“Programi ynë për shëndetësi parasheh rritje të pagave për 50% në sektorin e shëndetësisë, implementim të sigurimeve shëndetësore, digjitalizim të sistemit shëndetësor, ligjin për specializimet dhe reformim të shëndetësisë. Shëndetësia nuk është luks, por është nevojë. Faleminderit kolegëve për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Haxhiu.