Tentim vrasje në Dubravë, viktima u sulmua me thikë

Prishtinë | 20 Shk 2025 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Në raportin 24 orësh të Policisë, njoftohet se një person dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar me thikë një tjetër. Kurse, rasti ka ndodhur të mërkurën në Dubravë rreth orës 13:15 duke u iniciuar si “Vrasje në tentativë”, raporton Ekonomia Online.

“Pas një mosmarrëveshje në mes dy meshkujve kosovar, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë viktimën të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal Pejë”, thuhet në njoftim.

Rasti thuhet se u procedua në procedurë të rregullt.

Të ngjashme