Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar për 48 orë A.L. i dyshuar për “ushtrim të ndikimit”, raporton Ekonomia Online.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, të dyshuarin me iniciale A.L., për shkak të dyshimit të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore.”, tha ai.