Sekuestrohen dy armë zjarri në Mazgit të Obiliqit

Prishtinë | 20 Shk 2025 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Njësitet e Stacionit Policor të Obiliqit të mbështetura nga Njësiti për Reagim të Shpejtë, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata themelore, sot kanë ushtruar kontroll në një  shtëpi në fshatin Mazgit të Obiliqit,ku kanë gjetur  dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe municion, raporton Ekonomia Online.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se ndaj personit të dyshuar, janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe është hapur rast për veprën “Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve”, si dhe “Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.

Të ngjashme