KPK dhe PSRK me turnir futbolli përkujtojnë prokurorin e ndjerë, Enver Krasniqi

Prishtinë | 22 Shk 2025 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Prokurorial i Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, kanë mbajtur Turneun Memorial të Futbollit kushtuar prokurorit special të ndjerë, Enver Krasniqi.

Dren Kaçandolli nga Departamenti për Krime Lufte në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, tha se qëllimi i këtij turneu është përkujtimi i veprës së ish-prokurorit, Enver Krasniqi.

“Qëllimi i këtij turneu memorial është për nder të përkujtimit të përvjetorit të prokurorit special të ndjerë, Enver Krasniqi. Përveç që kemi punuar me të, ne e kemi pasur edhe mik e bashkëlojtar në fushë. Qëllimi ka qenë përkujtimi i veprës së tij profesionale dhe angazhimin e tij që e ka pasur në fushën sportive. Ndjenja është e jashtëzakonshme dhe shfrytëzoj rastin që ato dy gola që i shënova t’ia dedikoj prokurorit Enver”, u shpreh ai.

Të ngjashme