Deda: Qeveria e re mos t’i bie murit me kokë, le t’i heq sanksionet, Kosova mos të pësojë më shumë

Prishtinë | 24 Shk 2025 | 22:03 | Nga Ekonomia Online

Opinionisti Ilir Deda ka thënë se qeveria e re e Kosovës mos t’i bjerë murit me kokë, e me sjellje të tilla, vendi ynë të pësojë më shumë.

Në emisionin “Rubikon”, ndër të tjera, Deda përmend edhe prioritetet që qeveria e re duhet t’i ketë parasysh, transmeton Klankosova.tv.

“Qeveria duhet me qenë e qëndrueshme, duhet me qenë qeveri e cila ndërmerr veprime për t’i hequr sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, duhet me qenë qeveri e cila e përmirëson marrëdhënien me Shtetet e

Bashkuara të Amerikës, dhe duhet me qenë qeveri e cila duhet me pasë pako socio-ekonomike. Kushdo që e bën qeverinë e ardhshme, duhet me i përmbush këto”, tha ai.

“Qeveria e re nuk mundet me qenë qeveri që i bie murit me kokë, edhe ashtu qysh e kam pa, me atë sjellje të pëson edhe më shumë Kosova”.

Të ngjashme