Disa të rinj shqiptarë janë përfshirë mbrëmë në një konflikt fizik me disa të rinj të nacionalitetit serb dhe boshnjak, raporton Ekonomia Online.
Policia e Kosovës, ka raportuar sot për një rrahje në mes të disa personave.
“Si pasojë e rrahjes dy viktima meshkuj kosovarë (të mitur) kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), si dhe janë shoqëruar tre meshkuj kosovarë (të mitur). Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.