Vdes një burrë në QKUK, para disa ditësh u godit nga një veturë

Prishtinë | 13 Mar 2025 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Një burrë ka vdekur dje në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Rastin për Klankosova.tv është konfirmuar edhe nga QKUK-ja.

“Po, fillimisht ai nuk ka qenë duke u trajtuar tek ne. Ai ka ardhur dje në Klinikën tonë, domethënë ka përfunduar tek ne dhe pas 2 apo 3 orësh ka ndërruar jetë”, deklaroi ky burim.

B.B, më 6 mars ishte goditur nga një veturë në magjistralen për Obiliq, konkretisht në fshatin Raskovë.

Në këtë aksident ishin përfshirë dy vetura dhe dy këmbësorë.

Trupi i pajete është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme nga Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit

Të ngjashme