Arrestohen një burrë e një grua në Graçanicë për shpërlarje të parave, sekuestrohen 55 mijë euro

Prishtinë | 13 Mar 2025 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Graçanicë, të dyshuar për shpërlarje të parave, raporton Ekonomia Online.

Lidhur me rastin ka bastisur dy lokacione në rajonin e Gjakovës, ku ka sekuestruar para në vlerë prej 55 mijë euro si dhe ka sekuestruar kontrata të ndryshme.

“Graçanicë / Vitet 2023-2024. Më 12.03.2025 me qëllim të sigurimit të provave shtesë lidhur me rastin janë arrestuar një mashkull kosovar dhe një femër kosovare si dhe janë kryer bastisje në dy lokacione në rajonin e Gjakovës ku janë sekuestruar kontrata të ndryshme dhe para në vlerë prej 55 000€. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme