Përfundon vizita e Thaçit

Prishtinë | 13 Mar 2025 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Hashim Thaçi ka përfunduar vizitën te babai i tij i sëmurë në QKUK, raporton Ekonomia Online.

Largimi i tij u shoqërua me brohorima nga dhjetëra njerëz që ishin mbledhur në oborrin e klinikës.

Thaçi ka arritur paraditen e sotme në Kosovë me leje të përkohshme nga Gjykata Speciale në Hagë.

Pas tri kërkesave të refuzuara, Gjykata Speciale ia ka aprovuar Thaçit kërkesën për të ardhur në Kosovë për të vizituar babanë e sëmurë.

Të ngjashme